Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një garë e fortë po zhvillohet në Bashkinë e Kavajës mes dy kandidatëve.
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Fisnik Qosja ka përmbysur rezultatin, edhe pse me diferencë të vogël votash, përballë kandidatit socialist dhe kryebashkiakut aktual Redjan Krali.
Aktualisht Fisnik Qosja ka 6859 vota, ndërsa Redjan Krali ka 6717 vota, pra një diferencë e ngushtë me 142 vota para. Janë numëruar 56 kuti votimi nga 92 në total.
Kavaja historikisht është njohur si një bastion i të djathtës.
