Raporti paraprak i OSBE-ODIHR/ Glover: Sulme të forta verbale nga liderët e partive!

15 May 2023, 15:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Raporti paraprak i OSBE-ODIHR/ Glover: Sulme të forta verbale nga

Audrey Glover, shefja e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri, në prezantimin e raportit paraprak të zgjedhjeve vendore të 14 Majit në vendin tonë, tha se liderët politikë bënë sulme të forta verbale.

Sipas saj, fushata ka qenë kryesisht e qetë, ndërsa kandidatët nuk bënë ballafaqime me njëri-tjetrin por përdornin rrjetet sociale.

Audrey Glover: “Fushata filloi më 14 Prill dhe u dominua nga liderët e partive duke marrë pak në konsideratë interesin e zgjedhësve. 40% e votuesve potencialë jetojnë jashtë vendit.

Ka 92 KZAZ dhe 5212 KQV. Krijimi i këtyre komisioneve ishte problematike për shkak të mosplotësimit nga partitë.

Fushata ka qenë kryesisht paqësore megjithëse pati sulme të forta verbale nga liderët e partive të cilat shpesh ishin të rënda. Fushata ka qenë relativisht e qetë.

Kandidatët nuk kanë zhvilluar debate me njëri-tjetrin por kanë përdorur rrjetet sociale.

Lidhja e mediave me partitë kryesore politike shkakton ndërhyrje të drejtpërdrejtë në autonominë editoriale. Përdorimi i pamjeve të përgatitura nga partitë është shqetësuese sepse rezulton në reklama politike. Ka patur dhe sulme ndaj gazetarëve edhe shpifja ende është krim i dënueshëm. Media nuk ka bërë raportime për zgjedhjet.

Po studiojmë dhe votimin elektronik. Shqetësimi ynë më i madh është se deri në çfarë mase u është bërë presion të punësuarve në administratën publike”. Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR do të dalë pas disa muajsh së bashku me rekomandimet.  


Video