A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Ka ardhur një reagim nga kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Bardh Spahia, pasi aktualisht është duke humbur me mbi 11 mijë vota përballë kundërshtarit socialist Benet Beci.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shpreh mirënjohje për mbështetësit e tij, ndërsa sulmon maxhorancën. Ai shkruan se çdo pushtet i dalë nga boja e krimit nuk jeton gjatë.
“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.”, shkruan Bardhi.