"Kandidatët e mirë nuk mjaftojnë për fitimin e zgjedhjeve"/ Berisha "shkund të tijët: Filloni punën në terren dhe grupseksione

20 December 2022, 19:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kandidatët e mirë nuk mjaftojnë për fitimin e
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka kërkuar të tijve se vitin e ri ta nisin me punë në terren, pasi sipas tij, vetëm kandidatët e mirë për bashkiakë, nuk mjaftojnë për fitimin e zgjedhjeve.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Berisha tha se PD e ka të gjithë potencialin për të fituar zgjedhjet, por duhewt të organizohen në çdo qelizë.

Lideri demokrat iu kërkoi të tijëve që të zbresin tek grup seksionet për takime, bilance dhe riorganizime. Sipas tij, nuk mund të lejohet që seksioni të jetë vetëm me një familje apo dy. Berisha tha se duhet të fillojnë menjëherë me ndarje pune, çdo seksion të deleguarin, çdo seksion verifikimin dhe hapjen e partisë.

"Shumë djersë është derdhur, shumë punë është bërë. Viti i ri që fillon kërkon nga PD, nga ju, të gjithë drejtuesit e saj, të ketë për kryefjalë, organizimin. Vetëm ushtritë e disiplinuara, të organizuara fitojnë betejat. Ne jemi në një betejë që nuk kemi qenë ndonjëherë më të vështirë, në një betejë që nuk e ka asnjë forcë tjetër politike si kjo e jona, por e kemi të gjithë potencialin për ta fituar. Kemi një kauzë të drejtë, mbështetje të fuqishme, anëtarësi të motivuar. Ndaj dhe duhet të organizohemi në çdo qelizë.

Ky organizim është përcaktues sot për betejën elektorale. Ne hyjmë në betejë elektorale. Të harrojë kush se braktisim zgjedhjet. Kjo është e ndaluar në kodin tonë. Në hyjmë në betejë dhe suksesi i saj do të përcaktohet nga organizimi ynë në nivel seksioni, nga lufta që duhet ti bëjmë fiktivitetit. Nga njohuritë që ne duhet të kemi mbi funksionalitetin e çdo seksioni. Në çdo seksion përcaktohet fati i betejës tonë. Çfarë do të thotë kjo. Kjo do të thotë që secili prej jush, çdo anëtar ka një vend dhe ai është te seksioni.

Tani të zbresim tek seksioni të gjithë. Të takohemi, bëjmë bilance, të riorganizohemi aty ku nuk jemi. Të shkëputemi nga çdo fiktivitet. Ne kështu mund të përballemi me regjimin. Kandidatët i kemi të zgjedhur në mënyrën më demokratike. Kundërshtari është i tmerruar nga kandidatët tanë dhe procedurat që kemi ndjekur. Por këto nuk mjaftojnë. Duhet organizim i fuqishëm.

E kemi diskutuar shumë herë këtë çështje, do e diskutojmë gjithnjë. Fillohet menjëherë me ndarje pune, çdo seksion të deleguarin, çdo seksion verifikimin. Fiktivitetin, realitetin. Zgjerimin, hapjen. Ne nuk mund ti mohojmë një demokrati, apo demokrateje që familjarët të mos jenë anëtarë të PD. Janë të mirëpritur. Se janë një familje, shumë mirë janë. Por ne nuk mund të lejojmë që seksioni të jetë vetëm një familje, apo dy familje. Ne duhet të shtrihemi detyrimisht në territor. Çdo familjar është i mirëpritur të marrë dokumentin e PD.

Në këtë mënyrë unë gjykoj se, ndeshjen e fuqishme në këto zgjedhje do e fitojmë, por krahas saj ne kemi edhe betejën me Ramën, për ti dhënë atij mësimin për përpjekjet që bën për të zhdukur PD-në, nëpërmjet pazareve të turpshme, të paimagjinueshme të një grushti njerëzish të marrë peng që nuk kanë ligj e moral, e që nuk kuptojnë. Përsëri është Edi Rama, sepse po të mos ishin ata, do të ishte dikush tjetër.

Është armiqësia e tij e egër, me pluralizmin politik, kundërshtarin, ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për një fushatë elektorale model, për një mbështetje totale të kandidatëve tanë, të cilët edhe njëherë i kemi përfaqësues të denjë të qytetarëve dhe jo të mafias, mashtrimit dhe vjedhjes." deklaroi Berisha.


Video