"Bënte 'muu' që është i rrezikshëm", Rama flet për shembjen e pallatit tek "Myslym Keta": Me një goditje matrapiku ...

19 December 2022, 18:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Bënte 'muu' që është i
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi shembjen e pallatit tek rruga "Myslym Keta" në Tiranë, i cili është shpallur i pabanueshëm pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019 dhe banorët do të jenë përfitues të apartamenteve të reja te lagja “5 Maji”.

Në përurimin e dhënies së banesave të reja në Baldushk, Rama tha se të gjitha lajmet se qeveria ka braktisur familjet e dëmtuara nga tërmeti nuk janë të vërteta, pasi sipas tij, çdo familje trajtohet me bonus qiraje deri në momentin që merr çelësat e shtëpisë së re. Ai shtoi më tej se ka edhe nga ato familje që kanë preferuar të rrinë në çadër, por gjithsesi ato e marrin bonusin e qirasë.

Në lidhje me pallatin në rrugën "Myslym Keta", Rama tha se ajo godinë duket që është e rrezikshme dhe nuk i kupton njerëzit që dalin në mbropjtje

"Dua të nënvizoj dhe një herë, shpesh herë serviren në pasqyrat e gjysmë të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur. Po ju them se të gjitha janë gënjeshtra. Nuk ka një familje të vetme, të gjitha janë gënjshtra, që të jetë dëmtuar e të mos u jetë dhënë bonusi i qirasë. Ka familje që kanë preferuar të mos lëvizin nga çadra, keni parë disa prej tyre, që janë në çadër, është e drejta e tyre, kanë bagëtitë aty, kanë tokën aty pranë, puna e tyre ne nuk i detyrojmë, ama numri i atyre që kanë qëndruar në çadra kanë qënë minimal.

Ka disa që janë nxjerr në TV dhe kemi provuar me dokumente se pavarësisht se jetojnë në çadër ata marrin bonusin e qerasë. Është e drejta e tyre të mos shkojnë të rrinë me qira. Puna e tyre, ne nuk mund ti detyrojmë, por numri i atyre që kanë qëndruar në çadra ka qenë minimal ndërkohë që gjithë të tjerët kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka plot që s’kanë shkuar në shtëpi me qira, por të afërmit, por ky shtet iu ka paguar çdo muaj bonusin e qirasë deri ditën kur kanë marrë shtëpinë

E njëjta gjë dhe për ata që bëjnë ca rezistenca që nuk arrij ti kuptoj. Si mund të jetojnë në pallatin që u shemb këto ditë dhe ca njerëzish janë këta që u dalin në mbrojtje ndërkohë që ai pallat bën mu që është një ngrehinë e rrezikshme, një ngrehinë që me një goditje të matrapikut binte dy kate menjëherë. Atyre të gjithëve ju jepet bonusi i qirasë dhe ju thuhet kur të ndërtohen apartamentet e reja do merrni një tëri. Çfarë duhet të bëjë qeveria dhe bashkia" -deklaroi Rama.


Video