“Kalorësi i Babunjës” prezantohet për herë të parë para komunitetit shkencor austriak dhe studiuesve ndërkombëtarë

29 April 2025, 12:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kalorësi i Babunjës” prezantohet për herë
Fate Velaj dhe Skënder Gjinushi

Zbulimi unik i arkeologjisë shqiptare, “Kalorësi i Babunjës”, do të prezantohet para komunitetit shkencor austriak dhe studiuesve të tjerë ndërkombëtarë. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Shqipërisë në Vjenë Fate Velaj.

Evenimenti do të mbahet më 13 maj në Vjenë.

Për këtë arsye Velaj është takuar me kryetarin Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Skënder Gjinushi.

Postimi i plotë i ambasadorit Fate Velaj

Në kuadër të përgatitjeve për aktivitetin e rëndësishëm që Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri, në bashkëpunim me Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë - më prestigjiozi i Europës Qendrore - do të organizojë më 13 maj 2025 në Vjenë, zhvillova një takim me Prof. Dr. Skënder Gjinushin, Kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ky aktivitet, me një rëndësi të veçantë historike dhe shkencore, përfaqëson një moment krenarie kombëtare, pasi për herë të parë do të prezantohet para komunitetit shkencor austriak dhe studiuesve të tjerë ndërkombëtarë një zbulim unik të arkeologjisë shqiptare: “Kalorësi i Babunjës”.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri mbetet e angazhuar për të promovuar vlerat kombëtare dhe për të thelluar marrëdhëniet akademike dhe kulturore me partnerët austriakë dhe më gjerë.

“Kalorësi i Babunjës” prezantohet për herë
Kalorësi i Babunjës

Video