Sulmi në Izrael, Rama: Shqipëria e dënon ashpër! Begaj: Na keni në krah

7 October 2023, 14:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi në Izrael, Rama: Shqipëria e dënon ashpër! Begaj: Na
Netanyahu dhe Rama gjate nje takimi

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e ndërmarrë nga Rripi i Gazës me mijëra raketa kundrejt Izraelit. Kryeministri Edi Rama thotë se vendi ynë qëndron i vendosur kundër terrorizmit.

"Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin", shkruan Rama. 

Një reagim ka pasur edhe nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cili thotë se mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan Hasani.

Ndërkohë, ministria e Jashtme thotë se deri më tani nuk raportohet për asnjë shqiptar të lënduar. Për çdo rast, shqiptarët mund të kontaktojnë me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin:+972 54-4806601

Edhe Presidenti Bajram Begaj, reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ndaj sulmit terrorist ndaj Izraelit. Begaj shkruan se dënon sulmet dhe se Shqipëria është krah Izraelit në këto momente të vështira.

“Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme”, shkruan Begaj.


Video