Tetë deputetë të opozitës që bllokuan foltoren e Kuvendit në përfundim të seancës së djeshme janë përjashtuar për 10 ditë nga Komisioni i Etikës në Parlament.
Partia Socialiste kërkoi më herët masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, të cilët në përfundim të seancës së djeshme bllokuan foltoren e Kuvendit si dhe podiumin, duke bërë që të anulohej votimi për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.
Deputetët e përjashtuar me 10 ditë janë Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Gazment Bardhi, Asllan Dogjani.
Kujtojmë se një ditë më parë, deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur pozita refuzoi të votojë ndryshimet.
Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që të anulohet votimi.