Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas zgjedhjes dje të Resmi Shanaj si kreu i degës së PD në Mallkastër, Grupi i Rithemelimit po zhvillon sot zgjedhjet në Fier për kreun e kësaj dege.
Në garë janë Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli, ndërsa zgjedhjet kanë nisur prej orës 09:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.
Shanaj u zgjodh dje me 277 vota pro, ndërsa Mallakastra ishte e para që iu nënshtrua këtij procesi zgjedhor.
Kryetari i komanduar i PD reagoi pas këtyre zgjedhjeve, duke akuzuar Sali Berishën se po vendos në krye të partisë në rrethe ish-funksionarë të LSI-së.
Prej kohësh është folur për një bashkëpunim me Sali Berishës dhe Ilir Metës.