
“Mos u çudisni nëse më shihni mua ndonjë ditë te dera e SPAK me ndonjë nga këta që dua të mbroj unë”. Kjo ishte njëra prej fjalive të shqiptuara nga Kryeministri Edi Rama në fund të punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste.
Fjalia mbërriti si përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve dhe akuzave të opozitës se po mbron të akuzuarit për korrupsion në qeveri e mazhorancë.
“Unë i zgjedh ministrat dhe deputetët, s’po flas për nivele të tjera që i zgjedhim në emrin e PS dhe votuesëve. Zgjedhjet tona kontestohen se këta të kolltuqeve ngatërrojnë akademinë e shkencave më parlamentin. Deputetët janë shprehje e komuniteteve në të gjithë botën. Ne i zgjedhim që ata të na mbrojnë ne të mbrojnë zgjedhësin, partinë por të më mbrojnë edhe mua”, tha Rama.
Kryeministri përsëriti se përgjegjësia përballë veprave penale është individuale, por mesazhi i dërguar i tij ‘se do të dërgojë të vetët në SPAK’ përsërit qëndrimin se as ai dhe as PS nuk do të bëhet pengesë për prokurorinë. Pyetja është se për kë ishte fjala këtë herë?