Grupi i PD kërkesë Kuvendit, 39 deputetë firmosin për Hetimin Parlamentar të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”!

17 December 2024, 15:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grupi i PD kërkesë Kuvendit, 39 deputetë firmosin për

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të miratimit t ë Projektit të “Marina dhe Jahtet e Durrësit’.

Në kërkesën e demokratëve theksohet se pjesë e objektit të hetimit të Komisionit parlamentar duhet të jetë shitja e koncensionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o, po ashtu kërkohet dhe verifikimi i procedurave për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.



Video