Shqipëria është një hap më shumë drejt Bashkimit Europian. Ditën e sotme, vendi ynë mban konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel, kur u hapen zyrtarisht negociatat për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’.
"Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer" tha Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE) në konferencën e për bashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.
“Pas 6 muajsh përpjekje mund të them që kemi arritur që të kemi një arritje për ne. Në mënyrë që të shpejtojmë aksesin për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me presidencën hungareze kemi arritur ta shpejtojmë. Sa i përket vendeve të rajonit, ne arrijmë ta kuptojmë shumë mirë, paqen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne i detyrohemi një far respekti ktyre vendeve dhe ky proces i ka pasur datat e shtyra. Prandaj ne do të donim që të gjitha vendet e BP të ishin pjesë e BE.
Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Për shqipërinë në 2022 filluan themelin negociatat, ndërsa në dy muaj kemi pasur dy konferenca ndërqeveritare dhe janë hapur dy grupkapituj. Më shumë kanë ndodhur në dy muaj se 15 vjet.
Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer. Ndaj po e hapim këtë grupkapitull sot që Shqipëria të ec përpara. Herën e fundit para 3 vitesh që ne hapëm një grupkapitujsh për Shqipërinë, është interesi ynë i përbashkët që ky vend të arrijë.
Kompanitë hungareze tani janë pjesë e tregut shqiptar. Një nga kompanitë e Telekomit është prezente. Duke pasur parasysh, qeveria shqiptare dhe hungareze nënshkruan një marrëveshje jo para shumë kohësh për të trajnuar administratën”, tha ai.