Grida Duma flet për zgjedhjet e 2027: Problemi i kandidatëve demokratëve për Tiranën, kush do përballojë humbjen

21 Prill 2026, 21:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grida Duma, Alimehmeti dhe Binaj

Gjatë intervistës dhënë në Top News për gazetaren Dafina Hysa, moderatorja e Top Story, Grida Duma, foli edhe nëse Shqipërisë i mungon një pol i tretë politik. Duma vuri në dukje se nuk është e thjeshtë të krijohet një pol i tretë, pasi ka edhe një tendencë për kopjimin e liderëve kryesorë. Duma theksoi se sot nuk ka më politikë dhe se qytetarët nuk i njohin deputetët.

“Është ulur masa e elektoratit gri, një pol i tretë mund të arrihet nëse kanë edhe një eksperiencë politike. Nuk është aq e thjeshtë të krijohet një pol i tretë, pasi ka një tendencë për të kopjuar liderët kryesorë. Unë kam bindjen absolute që shqiptarët presin të dëgjojnë. Nga diku do t’ia nisim. Nuk po dëgjoj ende një zë normal se si bëhen gjërat.

Unë për herë të parë dalloj një gëlim për ndryshim, a do jetë Spiropali, Braçe. Pavarësisht se thuhet se është lojë e Ramës, në thelb ndihet nevoja e socialistëve për ndryshim.

Nevoja e Ramës për të ribërë vetveten e çon në këtë lojë. Në mandatin e katërt duhet të rishpikë vetveten, nuk ka figurë politike e cila bëhet si monolog.

Opozita e fortë bën edhe mazhorancë të fortë. Ne këtë moment jemi në shterpësi, nuk ka betejë politike që të krijohen figura politike. Shqiptarët nuk e dinë se kush janë përfaqësuesit e tyre. Te dyja palët nuk janë duke zgjeruar rolin e tyre”, tha Duma.

Por si e shikon Grida Duma përballjen e mundshme të Sali Berishës në GJKKO për dosjen “Partizani”? Duma vë në dukje se politika ka nuk bëhet te dyert e SPAK-ut, por beteja është për shqiptarët.

“Padiskutim që nuk kanë kompleks të vendosen përballë njëri-tjetrit. Duhet të ishte mbyllur si gjykim dosja “Partizani”. Politika nuk bëhet te dyert e SPAK-ut.

Rama dhe Berisha nuk e kame betejën për dosjen “Partizani”, por beteja është për shqiptarët. Dosja “Partizani” nuk përcakton moralin e qeverisjes se Berishës”, tha Duma.

Lidhur me zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, Duma u ndal te beteja për Bashkinë e Tiranës. Sipas saj, PD do të vijë me një kandidaturë politike. Nga ana tjetër, sipas saj, lëvizja e Braçes i ka i ka dhënë një pompim ndryshe garës së Tiranës.

“Rama duhet të sjellë njerëz të rinj, duhet të ketë një lloj ushtrimi paraprak, nuk mund të shpikë më rrotën në mandatin e katërt.

Përpos Manastirliut që ishte zgjedhje e vetë Ramës, kemi edhe Braçen që ka shfaqur ambicien për bashkinë e Tiranës. Nga ana tjetër, te PD kemi figurën e Alimehmetit dhe Tabakut që mund të jenë një zgjedhje e PD-së.

Në një nga emisionet e mia, unë i drejtova njërit prej përfaqësueseve të PD a mund të jetë Flor Binaj një figurë përfaqësuese. Pavarësisht se Binaj kishte reiting të lartë, ishte një fushatë deri diku vetmitare, ndonëse ishte kandidaturë e opozitës së bashkuar. Tani mendoj se do të dalin me një figurë politike.

Nga ana e kampit socialist, mendoj që Braçe gjithsesi i ka dhënë një pompim ndryshe garës së Tiranës. Ndoshta nuk janë as njëri as tjetri.

Problemi që kanë demokratët në këtë momente është që ta përballojnë garën me PS-në. Sepse Tirana shumë rrallë është fituar nga PD, siç ishte rasti i Lulzim Bahës që fitoi me një rezultat shumë të ngushtë.

Gjithsesi, PD ka edhe meritën e saj, pasi jo çdokush ka këllqe dhe shpatulla që të pranojë rezultate jo të pëlqyeshme për 12 vite”, tha Duma.

Lidhur me hetimet e SPAK ndaj figurave të larta qeverisëse, Duma tha se “Rama faktorin SPAK e ka relativ. Në këto momente po i thotë ndalu se ka hendek. Nuk mund të vini në zyrat tona kështu, po iu thotë se keni bërë një mësymje përtej kompetencave tuaja.

Ai po tregon që nuk po ndikohet nga hetimet e SPAK, ai po mban rolin e të më fuqishmit”.


Video