Grafika e njëjtë, Berisha kopjon Bashën për bisedën online me qytetarët (FOTO)

24 September 2022, 15:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grafika e njëjtë, Berisha kopjon Bashën për bisedën
Basha dhe Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi mesditën e sotme një bashkëbisedim online me qytetarët përmes rrjetit sociale Facebook, e para e këtij lloji pas marrjes së postit të kryetarit të Partisë Demokratike.

Por, duket se sa i përket detajeve të grafikës, Berisha ka kopjuar ish-liderin e PD-së, Lulzim Basha, pasi ato duken identike për mënyrën se si shfaqej pyetja në ekran apo kush e drejtonte pyetje.

Fotot krahasuese po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe siç duket, Berisha nuk e ka marrë mundin për të ndryshuar diçka, por e ka zhvilluar bisedën online me qytetarët, njësoj si Lulzim Basha dikur.



Video