“Gëzuar dhe përpara” – Spiropali mesazh në rrjete sociale, pas përplasjes me Ramën për Ballukun

14 Mars 2026, 15:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Elisa Spiropali ka uruar “Ditën e Verës” përmes një fotoje, ku ajo shfaqet krah vogëlushit të saj, Kren.

“Gëzuar Ditën e Verës e çdo ditë përpara” shkruan Spiropali në foton e publikuar në faqen e saj të Facebook-ut.

Kujtojmë që Spiropali është nëna e dy fëmijëve, një vajze me emrin Nalta dhe e vogëlushit, aktualisht 6-vjeçar, Kren.

Së fundmi, Spiropali ka qenë në qendër të zhvillimeve politike, pas shkarkimit të papritur si ministre e Jashtme.

Në media është aluduar se ajo u shkarkua për shkak të raporteve të tensionuara me Belinda Ballukun, por dhe me vetë Ramën.

Aq sa thuhet se me këtë të fundit pati dhe një përplasje në mbledhjen e fundit të Kryesisë, ku u diskutua për votimin për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Për këtë arsye, pavarësisht kërcënimeve, ajo ishte e vetmja deputete që sfidoi Ramën, duke mos marrë pjesë në votimin në Parlament për imunitetin e Ballukut (Xhafaj dhe Gonxhe munguan me arsye). (Vox News)


Video