Genc Sejko tallet me Berishën: Më mbaj pak kullën, sa të dal e të shaj incenetatorët!

16 August 2023, 15:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Genc Sejko tallet me Berishën: Më mbaj pak kullën, sa të dal
Kula e Foltores / Sali Berisha / Genc Sejko


Aktivisti i njohur Genc Sejko ka lëshuar një batutë therrëse për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është kapur mes vorbullës së akuzave të rënda për përfshirjen familjarisht në aferën e ndërtimit të kullës 65-katëshe në Tiranë, çka duket se e ka sforcuar të dalë publikisht dhjetra herë për të denoncuar inceneratorët.

Në kulmin e skandalit për kullën mbi 100 milionë euro "Mali i Tiranës", Foltorja udhëzoi të vetët të mos merren me të, por të përqëndrojnë të gjitha forcat vetëm te inceneratorët. E pikërisht këtë periudhë Berisha e shfrytëzoi për ta hedhur vëmendjen sa më larg kullës.

Këtë situatë, Sejko e ka përshkruar saktësisht me një batutë të vetme.

"Dëgjova doktorin në konferencë për shtyp. Në thelb ajo që tha ishte: Ma mbaj pak kullën sa të shaj inceneratorin", shkruan Sejko në rrjetet sociale, duke nxitur jo pak reagime.

Genc Sejko tallet me Berishën: Më mbaj pak kullën, sa të dal


Video