Fredi Beleri ka folur për një media në Greqi, vetëm pak çaste para nisjes së protestës për lirimin e tij në qytetin e Himarës.
"Jam i fortë. Qëndroni të fortë dhe të bashkuar, me besimin në Zot drejtësia do të fitojë, disa herë vonon, disa jo por do triumfojë", është shprehur Beleri në një telefonatë për "Open News" në Greqi.
Këto momente në Himarë po mbahet një protestë për lirimin e Belerit, ku të pranishëm janë edhe kryebashkiaku i Athinës dhe ai i Selanikut, Kosta Bakojani dhe Konstantinos Zervas.
Sakaq, pjesëtarë ekstremistë të organizatës së quajtur "Bota e Shenjtë" janë sot mbledhur përpara ambienteve të Konsullatës Shqiptare në Selanik.
Ata kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Belerit si dhe kanë shpalosur flamurin e "Epirit të Veriut" si dhe një banderolë në gjuhën greke ku lexohet "Epiri i Veriut është grek".