Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka mbërritur në Vlorë vetëm pak çaste më parë.
Ajo është pritur në portin e qytetit bregdetar nga kryeministri Edi Rama, teksa për të ardhur në vendin tonë ka zgjedhur tragetin mes qindra qytetarëve të thjeshtë.
Në Vlorë janë shtuar masat e sigurisë, sidomos në zonën rreth portit dhe vilës qeveritare.
Meloni ka ndërprerë pushimet e saj në Pulia, pranë Ceglie Messapica, për t'iu përgjigjur ftesës së homologut shqiptar, Edi Rama.
Ajo është nisur me një traget nga Brindisi me bashkëshortin e saj Andrea Giambruno, vajzën Ginevra dhe ndoshta edhe me motrën e saj Arianna dhe bashkëshortin e saj ministër, Francesco Lollobrigida.
Mediat italiane raportojnë se Meloni dhe familja e saj planifikojnë të qëndrojnë 2-3 ditë në Shqipëri.