Gazment Bardhi: Rama pohoi se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore

10 January 2024, 17:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazment Bardhi: Rama pohoi se po djeg me vetëdije Komisionin e
Deputeti demokrat Gazment Bardhi

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama në konferencën me gazetarët gjatë ditës së sotme. Bardhi shkruan se kryeministri Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptarë.

“Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptarë. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike”, shkruan Bardhi.

Ai shton se deklaratat e Ramës provojnë se sa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR.

“Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njeherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje”, shkruan Bardhi.


Video