Marin Suli, përkrahësi i flakët i Fredi Belerit ka gjetur hapësirë në të gjitha televizionet shqiptare, prej nga ka përcjellë i pashqetësuar mesazhet e tij që nuk i shërbejnë një miqësie të mirë shqiptaro-greke.
Por kokën, Suli duket se më në fund e “ka përplasur” në Top News, ku gazetari Artur Bibe i ka dhënë një leksion të qartë nga realiteti shumë i ndryshëm nga ai ku Suli është ngujuar, edhe pse në një lidhje direkte nga Athina.
Me fakte dhe statistika konkrete, Bibe i është kundërpërgjigjur Sulit duke i thënë se Beleri në fakt është kandiduar për një qëllim të vetëm, që të partia e Qirjako Miçotaqisit të marrë votat e ekstremistëve grekë. Këtë, tha Bibe, e mbështesin studime serioze që janë publikuar në mediat më në zë në vend.
Në fund, Bibe i sugjeroi Sulit që të angazhohet për një miqësi të mirë mes dy popujve, grekë dhe shqiptarë, të cilët siç tha ai, e kanë lënë pas frymën ekstremiste që përfaqëson Beleri dhe njerëzit pranë tij.
Pjesë nga debati dhe video e përballjes mes Bibes dhe Sulit:
Bibe: Beleri kandidon me siglën ‘Demokracia e re’
Bibe: Ata që e kanë inkurajuar Belerin, janë në pushtet
Suli: Zëri i Belerit, zëri i Himarës në Bruksel
Suli: Beleri, pjesëtar i ‘Demokracisë së Re’
Bibe: Unë do votoj Piro Dhimën se e Meriton
Bibe: Tani është beteja e fundit, po përdoret për vota
Suli: Beleri do të marrë vota të djathta, të majta, dhe nga syriza
Suli: Nuk lajthit Greqia që ai të mos votohet si eurodeputet
Suli: Beleri-Dhima aleancë për të mbrojtur tokat në Bruksel
Bibe: Piro Dhima ish-peshëngritës, nuk është ekstremist
Bibe: Beleri do të marrë votat e ekstremistëve e fashistëve