Fshehën provat , Doçi: Mund të kemi një raport korruptiv mes dy prokurorëve dhe Ahmetajt, Meta ka kyçur gojën

30 December 2022, 16:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fshehën provat , Doçi: Mund të kemi një raport korruptiv

Pak ditë më parë, gazetari Adriatik Doçi depozitoi një padi në SPAK, ndaj dy prokurorëve Ened Nakuçi dhe Klodian Braho, të cilët fshehën provat për ish-ministrin Arben Ahmetaj në lidhje me aferën e inceneratorëve, ku Klodian Zoto i ka paguar faturat e hoteleve luksoze.

I ftuar në emisionin Zona Zero në Top News, Doçi deklaroi se kjo gjë lë dyshime të forta për një raport korruptiv mes dy prokurorëve të SPAK dhe Ahmetajt.

Gazetari deklaroi më tej se edhe pas daljes së provave, Meta dhe Kryemadhi së bashku me ish-kreun e PD, Lulzim Basha kanë heshtur dhe sipas tij kjo lë vend për dyshime se ish-ministri ka furnizuar me material LSI-në.

"Unë prita që të mbylleshin hetimet dhe nëse do t’i përfshinin ose jo. U mbyllën hetimet dhe nuk u përfshi. Dyshimet të çojnë për një mundësinë e një raporti korruptim mes dy prokurorëve dhe Arben Ahmetajt. Provat deri më sot janë që janë fshehur provat për Arben Ahmetaj. Për çfarë janë fshehur, dihen arsyet?

Meta nuk e përmend kurrë Arben Ahmetajn. Sipas tij, ai është i zgjuar dhe nuk ka firmosur kurrë. Por ndërkohë kanë dalë dokumentete me firmën e tij. Ndërsa tani që kanë dalë provat kanë qepur gojën, së bashku me Lulzim Bashën, ndërsa Berisha e përmend pjesërisht.

Ahmetaj ishte i implikuar që nga viti 2014 deri në vitin 2017, por nuk është përmendur kurrë as nga Ilir Meta dhe as nga Monika Kryemadhi. Dhe kjo lë vend shumë për dyshime. Se ti denoncon një aferë të qeverisë dhe nuk i përmend një ndër kryesorët Arben Ahmetaj mund ta ketë furnizuar me materiale që i kanë interesuar atij, por kjo nuk na intereson ne, ne duhet të merremi me faktet." deklaroi gazetari Adriatik Doçi.


Video