Berisha: SPAK mashtroi nën betim për të mbrojtur Ahmetajn

30 December 2022, 15:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: SPAK mashtroi nën betim për të mbrojtur Ahmetajn
Sali Berisha

"Arben Ahmetaj është një ndër tre personat kryesorë të aferës së inceneratorëve, së bashku me Ramën dhe Agaçin" Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, kur u pyet pse po e amniston opozita Arben Ahmetajn?”.

Berisha e mohoi se po ndodh një gjë e tillë duke shtuar se e ka denoncuar Arben Ahmetajn në mënyrë të përsëritur. Lideri demokrat deklaroi se pa firmën e ministrit të Financave, që në atë kohë ishte Ahmetaj, nuk mund të preket asnjë qindarkë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Berisha shtoi më tej se SPAK-u ka mashtruar në betim, pasi sipas tij, mjaftonin faturat e hoteleve të paguara nga Zoto që të nisnin procedim penal, ndërsa prokurorët nuk nisën hetimin.

“Absolutisht, në mënyrën më të përsëritur e kam denoncuar aferën e ineneratorëve. Unë kam qenë kryeministër dhe problemin e njoh totalisht, në mënyrë shteruese, se si është procedura e vendimmarrjes. Arben Ahmetaj është në treshen më kryesore të djegësve, me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin.

Pse është Arben Ahmetaj? Sepse pa firmën e tij nuk mund të merret fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, edhe po të dojë kryeministri, nëse nuk firmos ministri i Financave nuk preket asnjë qindarkë nga ai fond. Paratë e Fondit Rezervë janë marrë dërguar me firmë të Ahmetajt dhe Ramës, ai është një ndër 3 strumbullarët kryesore të aferës së djegësve. I pari është Rama pa diskutim. Sikundër, ai mashtroi nën betim se nuk njihte Zoton apo Mërtirin në një kohë kur ka qenë në makinë me ta kur është përmbysur makina, në një kohë kur Zoto ka qenë menaxher i Hermesit në kohën kur biletat e tij ishin fshehur. Po më fal, kujt ti thuash?! T’u thuash atyre që thanë se prokurorët vetë janë pjesë e organizatës kriminale të djegësve?!

Para jush kam deklaruar se SKAPI është i kapur kokë e këmbë me djegësat. Ai ka mashtruar nën betim. Mjafton kjo për të hapur çështje penale, ndërsa ata thanë që nuk mjafton për të hapur hetim.

Nëse Ahmetaj merret i pandehur Rama automatikisht merret i pandehur, nuk merret dot pa Ramën. Ahmetaj ka imunitet të plotë, gjithë beteja për SKAP-in e partisë u bë për të ndaluar arrestimet e të tjerëve. Akuza fillestare është për korrupsion, vetëm për korrupsion nuk hetohen ata, po folëm për korrupsion shkohet te Ahmetaj, Rama dhe Agaçi. Problemi është se është Rama mbi Ahmetajn, ai nuk ka përgjegjësi ligjore më të veçantë se Rama, por aq sa Rama.”- tha Sali Berisha.


Video