Sali Berisha ka sulmuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim, duke e theksuar se ajo ka falsifikuar në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që ata adhurojnë më shumë.
"Edi Rama përdori drejtësinë me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën. Përdori bandat, forma nga më të turpshme të korrupsionit gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë ndonjëherë në historinë e këtij vendi me qëllimin me ogurzi të zhdukjes së opozitës. Në këtë përpjekje do të nxi në historinë e turpit qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila në një akt madhor korruptiv kishte mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës.
Bëri gjithçka ti diktojë opozitës kryetarin e saj. Përdori abuzoi dhe shpërdori duke shkelur çdo ligj, çdo konventë ndërkombëtare për ti diktuar opozitës kryetarin. Por ky është viti i opozitës pasi asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve. Ato u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar anti-korrupsionin në Shqipëri.
Të bashkuar tek idealet e të vërtetës dhe të lirisë, qytetarët shqiptar opozitar qendruan. Këtë vit u faktuar kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fuqishme se kurrë më të vërtetë se kurrë.’- u shpreh Sali Berisha.
‘Ky ishte një vit i ngarkuar. Po kështu ky ishte viti i 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-amerikane. Nuk kishte kremtim më të padenjë se ai që organizoi guvernatorja Kim për 100-vjetorin.
Ajo për një vit me radhë mbajti flamurin e cancel kulture. Falsifikoi në mënyrën më të paskrupullt 100-vjetorin e marrëdhënieve të shqiptarëve me vendin që ata adhurojnë më shumë.
Arriti deri aty sa barazoi veten me Lindita Nikollën në vështrimin e saj të historisë. Nxorën figura të inkriminuara këmbë e krye si Taulant Balla si kremtues. U përpoq të manipulonte me çdo mënyrë vizitat e ish-personaliteteve, por që dështoi.
Së fundmi, porositi një dokumentar të tipit socialist, të realizimit socialist, ku marrëdhëniet mes dy vendeve ndërpriteshin në vitin 1991. E kuptoni vetë. Ata që bëjnë betejë me historinë, e kanë një vend në histori.’- u shpreh Berisha.