Hëngri drekë me Berishën, reagon Gaz Bardhi: Gëzuar! Nuk ka as fillim të vjetër dhe as të ri

28 December 2022, 18:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hëngri drekë me Berishën, reagon Gaz Bardhi: Gëzuar! Nuk ka
Gazment Bardhi

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me drekën e organizuar nga Xhelal Mziu me rastin e festave të fundvitit, ku ishin të pranishëm të dy grupimet e PD-së me disa përjashtime si Alibeaj, Basha, Çollaku, etj.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi, i cili ishte i pranishëm në këtë drekë, thekson se në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri-tjetrin.

Ai sqaron se kjo festë nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik dhe uron festat e fundvitit.

"Keqpërdorimi për qëllime politike i një dreke miqësore të organizuar nga kolegu Xhelal Mziu me rastin e festave të fundviti është akt dëshpërimi. Në vaki, festa, apo dasma, të ftuarit nuk zgjedhin dot njëri tjetrin. Ky nuk përbën asnjë fillim të vjetër apo të ri dhe dreka e sotme nuk kishte asnjë mesazh politik! Faleminderit kolegut Mziu për ftesën dhe Gëzuar Festat!" shkruan Bardhi.


Video