Fajësoi fermerët, Braçe i kthehet Krifcës: Tmerr të bësh fajtor bujkun që mbjell, shërben dhe shpenzon

27 December 2022, 22:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fajësoi fermerët, Braçe i kthehet Krifcës: Tmerr të
Erion Braçe dhe Frida Krifca

Deputetit socialist, Erion Braçe nuk i ka lënë aspak shije të mirë deklarata e ministres Frida Krifca pas mbledhjes së qeverisë, e cila në një koment për mungesën e tregut për vajin e ullirit fajësoi fermerët se kanë mbjellë pa planifikim.

Sipas tij, është tmerr të fajësosh bujkun se mbjell në një kohë që nuk ka sot një grumbullues që të grumbullojë ulli në magazinën e ndërtuar me paratë e shtetit.

“Per ULLIRIN;

Deri dje kishim hall mungesen e prodhimit;

dy vite me rradhe kemi hall prodhimin;

Tmerr te besh fajtor bujkun qe mbjell, sherben, shpenzon, prodhon, tmerr!

Nderkohe, me tregoni nje grumbullues qe magazinen e ndertuar me parate e shtetit, po grumbullon ulli!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

 


Video