A e përdorni naftën e Kuvendit për familjarët? Përgjigjen deputetët: Asnjë gram. Korreshi: S'na kanë hedhur lekët ende

26 December 2022, 16:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A e përdorni naftën e Kuvendit për familjarët?
Gaz Bardhi dhe Saimir Korreshi

Deputetët e Kuvendit janë pyetur në lidhje me përdorimin e naftës që marrin nga Kuvendi nëse a e përdorin edhe për familjarët e tyre.

Të pyetur nga gazetarja e emisionit Piranja, duke marrë shembull këto rastin e Ministrës së Jashtme Olta Xhaçka, deputetët e opozitës kanë ironizuar rastin.

Ndërkohë që nga mazhoranca kanë refuzuar që të japin përgjigje në lidhje me këtë, përveç Ministres Elisa Spiropali, e cila e ka mohuar. 

Pyetje: Ju naftën që merrni nga Kuvendi, a e përdorni dhe për familjarët?

Fatmir Mediu: E përdor për të pirë.

Dhurata Çupi: Unë makinës time personale i jap vet. Asnjë gram naftë për familjen nuk e konsumoj. Unë nuk flas për të tjerët, ministrat shumë gabim bëjnë, është shpërdorim detyre. 

Tritan Shehu: Ministrat punojnë vetëm për interesat e tyre dhe prandaj Shqipëria është në këtë gjendje që është sot.

Petro Koçi: Uroj që ta keni makinën me gaz ju si emision.

Enkelejd Alibeaj: Unë se kam përdorur asnjëherë, kam qenë dhe se kam përdorur.

Taulant Balla: Lori hajde jepi përgjigje kësaj.

Edmond Spaho: Ka rregula për këtë, ministrat nuk mund ta përdorin dot për qëllime personale.

Elisa Spiropali: Jo nuk e përdor, Nuk di të ketë kolegë që ta përdorin

Gazment Bardhi: Vetëm Olta mund ta bëj këtë. Investitorja strategjike Olta. Vetëm ajo mund ta bëj këtë. Babëzia shkon deri në atë pikë.

Saimir Korreshi: Po ke muhabet me atë të Kuvend, do i thuash të na kalojnë pak lekët e naftën se vdiqëm. Po i marrim borxh. 

Dashamir Shehi: Unë kam qenë minisër e më shumë dhe se kam përdorur.


Video