Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e Krishterë në Shqipëri për festën e Krishtlindjeve. Me anë të një postimi në facebook, Rama ka postuar një video, të fëmijëve të lindur në këtë mbrëmje të shenjtë.
“Mirëmëngjes dhe me magjinë e lindjes së jetës, ju uroj një ditë të bukur Krishtlindjeje”- shkruhet Rama.
Këtë mëngjes po mbahet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen "Ngjallja e Krishtit". Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e 'Shën Palit' kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë.