Rama del me Lindën dhe Zahon te parada e makinave të vjetra: RETRO anëtarësohet në FIVA

23 December 2022, 22:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama del me Lindën dhe Zahon te parada e makinave të vjetra: RETRO
Edi Rama me djalin, Zahon

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme disa foto pranë familjes së tij, teksa ka marrë pjesë në paradën e Retro Albania.

Ai është fotografuar në praninë e bashkëshortes së tij, Linda Rama dhe djalit Zaho, ndërsa bën foto edhe me të pranishmit në këtë paradë.

Ndërkohë, ai ka dhënë lajmin se RETRO Albania është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare e Mjeteve Historike.

“RETRO anëtarësohet në FIVA (Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike) një moment kulmor për koleksionistët shqiptarë dhe një superbravo për Blend Gonxhen e për skuadrën e DPSHTRR”, shkruan Rama.


Video