EMRI/ Merrte nga 20-90 mijë euro duke mashtruar, ja kush është ish-zyrtarja e arrestuar (Foto)

28 December 2022, 13:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Merrte nga 20-90 mijë euro duke mashtruar, ja kush është
Në foto: Vjola Sterjos

Kjo është ish-drejtoresha Vjola Sterjos, 39-vjeçarja që u arrestua sot për mashtrim. 39 vjeçarja dyshohet se ka mashtruar gjithsej 5 subjekte me premtimin se do të ndërhyjë për të fituar projekte nga AZHBR-ja. 

Dyshohet se Sterjo ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri n 90 mijë €.

Arrestimi i saj vjen pas një vendimi që ka marrë Gjykata e Shkallës së Parë Korçë dy ditë më parë, që ka caktuar ndaj 39-vjeçares masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

 “Ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti”.


Video