Fotogaleri: Ndeshja e kombëtares, në tribunë nuk mungon Rama me gruan dhe djalin

20 Nëntor 2023, 21:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama në tribunën e Air Albania

Në “Air Albania” ka nisur ndeshja për Euro 2024ku Shqipëria po përballet me Ishujt Faroe, ndërsa ka siguruar kualifikimin me Barazimin në Moldavi të premten e shkuar.

Mijëra tifozë krijuan një skenografi gjigande kuq e zi, pjesë e të cilës është bërë edhe familja kryeministrore.

Por ndërsa Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit ngriti para vetes një katror të zi, Rama, në krahun e majtë të kreut të FSHF-së, Duka, ka vendosur thjeshtë të respektoj himnin.

Në tribunë nuk mungon as djali i vogël i kryeministrit Rama, Zaho, i cili i bashkohet festimeve herë pas here në fund të ndeshjes.

Video