Begaj pret Ambasadorin e ri të Katarit: Mbështetje për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve

20 Nëntor 2023, 13:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot në Presidencën Ambasadorin e ri të Katarit,  Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dossari.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot në Presidencën Ambasadorin e ri të Katarit,  Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dossari.

Duke i uruar mirëseardhjen, Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen për vazhdimësinë e bashkëpunimit të mirë mes vendit tonë dhe Katarit.   

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shtetit të Katarit në Tiranë, Sh. T. Z Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen z. Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari, duke pranuar dhe Letër Kredencialet si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Katarit në Shqipëri.

Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e tij për vazhdimësinë e traditës së mirë disavjeçare të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Katarit.

Begaj pret Ambasadorin e ri të Katarit: Mbështetje për

Video