A është përjashtuar Arben Ahmetaj nga Grupi i PS? Çuçi: Pse, ça arsyeje ka? Ai ka punë me...

20 November 2023, 11:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është përjashtuar Arben Ahmetaj nga Grupi i PS?
Bledi Çuçi

Edhe pse ka 4 muaj në arrati, ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, zyrtarisht figuron pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

I pyetur pse ende nuk është përjashtuar, kreu i grupit mazhoritar Bledi Çuçi u përgjigj në deklaratë për mediat, se është e nevojshme që Ahmetaj të jetë prezent.

-E keni përjashtuar zotin Ahmetaj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste?

Bledi Çuçi: Jo!

–Keni ndërmend ta bëni apo nuk është standardi i njëjtë që aplikoni? Cila është arsyeja që nuk e keni përjashtuar?

Bledi Çuçi: Nuk kemi marrë…tashi ça arsye ka?! Ai ka punë me drejtësinë, problemi është se nuk është prezent.

-Sajmir Tahirin e keni përjashtuar pa u dënuar fare..

Bledi Çuçi: Po patjetër, po Saimir Tahiri ka qenë prezent.

-Dhe ju nuk e përjashtoni dot në mungesë…

Kujtojmë se që prej lëshimit të urdhërarrestit më 20 Korrik të këtij viti, Kuvendi miratoi me 117 vota pro heqjen e imunitetit të tij, duke miratuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për prangosjen e Ahmetajt.

Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë” dhe pasi rezultoi se ai nuk ndodhej brenda territorit shqiptar, vijoi procedura e shpalljes në kërkim ndërkombëtar.


Video