VIDEO/ “S’ju vjen zor”, Bardhi i ngre zërin gardistëve: Ndaloni ju gratë të...

20 November 2023, 09:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ “S’ju vjen zor”, Bardhi i ngre zërin
Gazmend Bardhi

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është përplasur me gardistët në godinën e Kuvendit, një orë para nisjes së seancës për miratimin e Buxhetit.

Kujtojmë që opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar një qëndresë të fortë nga deputetët që mbështesin atë në seancën e sotme.

Deputetët e PD në momentin që i janë afruar derës së Kuvendit për t’u futur në sallë, janë përballur me një numër të madh gardistësh, të cilët i kanë ndaluar për t’i ushtruar kontroll të imtësishëm.

Pasi disa prej tyre kanë hyrë në sallë, ata kanë grumbulluar karriget e deputetëve të mazhorancës në foltore, ashtu siç kanë bërë edhe në seancën e fundit.


Video