Molotovë, përplasje me policinë dhe mungesë fantazie: Çfarë ndod...
7 Tetor, 21:44Fokus
Seanca e sotme plenare u mbyll mes kaosit, tymueseve dhe zjarrit. Ky i fundit u shkaktua nga tymueset që u hodhën nga deputetët e opozitës.
Mirëpo, vendi ku ra zjarri ishte në tavolinën ku ulet deputeti dhe njëkohësisht, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas zjarrit, garda dhe deputetët e pranishëm nxituan që të shuanin flakët.
Në sfond dëgjohen deputetët e opozitës të thonë:
Bardhi: Kartën e Lul Bashës prishën (Qesh)
(Albana Vokshi qesh në sfond), deputetja: E Bashës është, leje.
Bardhi: Hajde se e Bashës është, s'ka gjë.
Edi Paloka: Lul Bashën dogjët?