
Deputetja e Partisë Demokratike Greta Bardeli Gjoni ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pas përplasjeve në seancën e sotme parlamentare.
Bardeli shprehet se Rama e trajton buxhetin e Shqipërisë si pronë të tijën, teksa shton se beteja e opozitës në parlament është e drejtë në respekt të ligjit dhe kushtetutës.
"Me Beqen turpëroi shqiptarët në BE për hajdutërinë me nam të kryenegociatorit të kryeministrit, ndërsa buxhetin sot që e trajton si pronën e tij dhe të kukullave pa gojë, nuk e miratoi me votë, por me dhunën e pushtetit të marrosur e të zhytur kokë e këmbë në krim e vjedhje. Nuk ka betejë më të drejtë se kërkesa për vendosjen e parlamentarizmit në respekt të ligjit dhe kushtetutës", shprehet ajo në një postim në rrjetet sociale.