FOTO-LAJM/ Deputeti nuk pyet për ligj, ndez cigaren brenda në Kuvend!

31 October 2023, 17:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO-LAJM/ Deputeti nuk pyet për ligj, ndez cigaren brenda në Kuvend!
Sekretariati i Etikës/ Eduart Shalsi/ Kuvendi

Mbledhja në Sekretariatin e Etikës në kuvendin e Shqipërisë, është shoqëruar me debate të ashpra.

Deputetët demokratë u futën në zyrën e deputetes, Klotilda Bushka dhe kërkonin të mos përjashtohen nga Kuvendi. 

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar se në Parlament nuk do të ketë më paqe deri në rikthimin e të drejtave të tyre.

Në zyrë u futën edhe kolegët socialist të cilët ishin të relaksuar dhe shfaqeshin të buzëqeshur me atë që po ndodhte.

Siç duket edhe nga fotot  e mëposhtme deputeti socialist, Eduart Shalsi ndez një cigare edhe pse është e ndaluar në ambietet të mbyllura.

FOTO-LAJM/ Deputeti nuk pyet për ligj, ndez cigaren brenda në Kuvend!
Deputeti Eduart Shalsi ne Kuvend

Në vitin 2019  u bënë ndryshime të tjera në ligin anti-duhanj ku përcaktohet se në asnjë ambient të rrethuar qofte me xham apo plastmas nuk lejohet  konsumi i duhanit pasi konsiderohet ambient i mbyllur nëse më shumë 50 % e hapësirës është e rrethuar apo e mbuluar.

Gjoba ndaj shkelësve nis me 300 mijë lekë të reja në shkelje në parë ,por kur përsëritet ajo tre-fishohet dhe masa arrin deri në heqje të licencës  të ushtrimit të aktivitetit.

Por duket se tanimë këto masa kanë mbetur në letër pasi ndryshe nuk ka si të shpjegohet lejimi konsumimi i duhanit në ambiente të brendshme.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video