Fitorja në zgjedhje, Zelensky: Urime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste!

13 May 2025, 21:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fitorja në zgjedhje, Zelensky: Urime Edi Ramës dhe Partisë
Edi Rama - Volodomyr Zelensky, Davos

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka marrë urimin e dytë nga homologët e tij perëndimorë, këtë herë nga ukrainasi Volodomyr Zelensky. Më herët Ramën e uroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Teksa uron Ramën për fitoren, Zelensky - në rrjetet sociale – falënderon Shqipërinë për qëndrimin e palëkundur ndaj pushtimit rus.

Mesazhi i Zelenskyt:

Urime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar.

Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.

Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona.


Video