
Kryeministrja italiane Giorgia Melno, ka uruar Edi Ramën për fitoren e mandatit të tij të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Me anë të një postimi në rrjetet socialie, Meloni i shpreh urimet e saj kryeministrit shqiptar për rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë, duke përmendur dhe miqësinë e bashkëpunimin e dy vendeve.
“Dëshiroj t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i një dialogu konstruktiv dhe i një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative.
Do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjet mes qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe përparimin e rrugës europiane të Shqipërisë”, shkruan Meloni në postimin e saj në rrjetet sociale.
Desidero porgere i miei più sinceri auguri al Primo Ministro @ediramaal per la sua riconferma alla guida del governo albanese. La profonda amicizia e la collaborazione strategica che lega le nostre due Nazioni si è ulteriormente rafforzata grazie a iniziative comuni, frutto di un…
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) May 13, 2025