“Luftë” për një grusht votash te “Samiu”, Agron Shehaj: Po na vjedhin mandatin e dytë

13 Maj 2025, 16:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Agron Shehaj debaton me numëruesin e votave

Vijojnë tensionet në KZAZ-në Nr.40 në kryeqytet, lidhur me numërimin e votave të të partisë “Mundësia” të Agron Shehajt.

Edhe pas rikthimit të gazetarëve dhe vëzhguesve në sallën e numërimit në gjimnazin “Sami Frashëri”, numërimi është shoqëruar me protestime për shkak të atyre votave që Shehaj i konsideron se padrejtësisht janë shpallur të pavlefshme për shkak se fletët e votimit kanë ngjyrë më të zbehtë.

Partia e Shehajt është shumë pranë mandatit të dytë, ndaj mesa duket ka vendosur të luftojë për çdo votë.

Janë të paktën 7 vota që fillimisht u konsideruan të pavlefshme për shkak të gjyrës, dhe që sipas Shehajt, pas kontestimit i kaluan sërish partisë “Mundësia”. “Po fusin duart për të na vjedhur mandatin”, tha Shehaj para gazetarëve, teksa më herët u pa duke debatuar edhe me një numërues.

 

 

Video