PD prek “fundin”, PS merr mandatin e nëntë në Vlorë

13 May 2025, 20:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD prek “fundin”, PS merr mandatin e nëntë në
Numerimi ne Vlore

Partia Socialiste ka arritur të marrë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke fundosur Partinë Demokratike me vetëm 3 mandate dhe duke 'nxjerrë nga loja' kandidatin Atird Hoxha.

Arritja e PS te mandati i nëntë erdhi pas numërimit edhe të votave të diasporës, të cilat duket se janë dukshëm më të shumta në numër për Partinë Socialiste.

Mandatin e nëntë për PS në Vlorë e paralajmëroi pas mesnate edhe kryebashkiaku i qytetit Ermal Dredha, i cili tha se ky ishte një synim i socialistëve atje.


Video