Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Edison Memolla ka fituar mandatin e kryebashkiakut në Rrogozhinë. Kandidati i PS-së mori vetëm 23 vota më shumë se kundërshtari i tij Shkëlqim Hoxha.
Kjo fitore kaq e ngushtë, sipas Memollës, është një mesazh që ai e ka lexuar shumë mirë.
“Shumë faleminderit. Pavarësisht se fituam, realisht mesazhin e kemi marrë dhe është një mesazh që duhet të ulim kokën dhe të punojmë më fort. Pavarësisht atyre që nuk na votuan, pas 4 vjetësh do kemi zgjedhje të reja dhe do tregojmë pas 4 vjetësh që i shërbejmë të gjithë komunitetit të Rrogozhinës pavarësisht rezultatit”, tha Memolla.