Fatos Lubonja: Ja pse po e mbajnë në burg Erion Veliajn

28 May 2026, 21:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fatos Lubonja: Ja pse po e mbajnë në burg Erion Veliajn

Analisti Fatos Lubonja komentoi vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke i rrëzuar kërkesën për lirim me garanci pasurore, ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në News24, ai tha se Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik por edhe për lojërat politike që ka bërë kryeministri Edi Rama.

Nëse Veliaj do të lirohej sot, atëherë sipas analistit njerëzit do mendonin se “drejtësisë i doli boja”.

“Të jem më i qartë, çështja është sa kemi të bëjmë me një drejtësi që vendos sipas ligjeve dhe pavarësisë dhe se sa u vendos fati i tij nga ekuilibrat, politika, lojërat dhe ndërhyrjet, sa ndërhyn politika nga ana e Ramës.

Veliaj për mua është një kundërpeshë që duhet të rrijë në burg edhe për akuzat që i janë bërë dy kryetarëve, liderëve të opozitës, sepse ndryshe reforma e drejtësisë del hapur, do thonë doli Veliaj, doli e AKSHI-t, apo do thonë se u doli boja fare”, u shpreh ai.

Për Lubonjën nga ana teknike qëndron argumentimi se po u lirua Veliaj përbën kërcënim për prishje provash dhe rrethana të tjera.

Por edhe fakti se po u lirua, ai duhet të rikthehet në detyrë në Bashkinë e Tiranës dhe kjo do krijonte problematika edhe me deklaratat e mëparshme të Ramës që donte ta zëvendësonte me zgjedhje lokale të parakohshme në Tiranë.

“Nga ana teknike ajo qëndron, nga rrezikshmëria që thonë, prish provat, kërcënon etj., plus krijon problemin tjetër se mund të kthehet në Bashki nëse lirohet, sepse edhe problemet apo deklaratat me zotin Rama, pasi po u lirua duhet të kthehet në Bashki.

Është edhe sistemi, çfarë pjese ka në këtë sistem zoti Veliaj, çfarë roli ka luajtur edhe në raport me Edi Ramën", tha analisti.


Video