Erdhe të bësh denoncim? Kryebashkiaku Leli del nga Prokuroria e Posaçme: Pyesni SPAK (Video)

22 July 2022, 15:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Erdhe të bësh denoncim? Kryebashkiaku Leli del nga Prokuroria e
Dritan Leli

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, nuk ishte në Pogradec në takimin e kryebashkiakëve ku Rama e kritikoi ashpër për pastërtinë në Vlorë duke theksuar se ai fle gjumë.

Mediat e fimuan pak pas kësaj deklarate në Tiranë, teksa hynte në derën e SPAK. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme  Dritan Leli ka reaguar lidhur me praninë e tij në SPAK.

I pyetur nga gazetarët Lela është shprehur se nuk ka bërë denoncim dhe se duhet të pyesin SPAK.

Video nga Report TV:

 


Video