Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreun e PD, Lulzim Basha, se jan ata të cilët kanë gisht në shpalljen non-grata të tij nga Britania e Madhe.
Berisha tha se do të konsultohet me ekspertë ligjore dhe do të angazhojë avokatë për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje.
Pyetjes së për lidhjen mes shpalljes së tij ‘non grata’ nga Britania e Madhe dhe luftës kundër korrupsionit, Berisha tha se vendimi është financuar nga mafia.
“Unë e theksova që të pretendosh se Lufton korrupsionin me një rast të 14 viteve më parë, të hetuar nga kundërshtarët publikë të Sali Berishës është një ndihmë e madhe që i bëhet korrupsionit. Është mafia shqiptare ajo që e sponsorizon dhe suporton diçka të tillë”, tha Berisha.