‘Non grata’, pas oqeanit Sali Berisha nuk kalon dot as tunelin e La Manshit

22 July 2022, 12:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Non grata’, pas oqeanit Sali Berisha nuk kalon dot as tunelin e La
Sali Berisha

Sali Berisha shpallet ‘non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Sali Berisha në konferencën për shtyp.

Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike.

Gjithashtu ai është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

 


Video