'Non Grata' nga Britania? Rama: Tanimë i sanksionuar jo vetëm nga SHBA

22 July 2022, 12:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Non Grata' nga Britania? Rama: Tanimë i sanksionuar jo
Edi Rama dhe Sali Berisha

Kryeministri Rama ka reaguar për mosvotimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty nga ana e kreut  të PD, Sali Berisha.

Në një postim në Twitter, Rama thotë se kjo është “një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës”, taksa aludon se Berisha mund të jetë në listën e politikanëve të sanksionuar nga Britania e Madhe së fundi.

Reagimi i plotë:

Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA) i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!FLM të tjerëve!

Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike, që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë, Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!


Video