"Shpif Amerika, shpif Anglia, vetëm Nona e krimit dhe korrupsionit nuk gënjen"

22 July 2022, 13:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Shpif Amerika, shpif Anglia, vetëm Nona e krimit dhe korrupsionit nuk

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas shpalljes non grata të ish kryeministrit Sali Berisha nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

Spiropali shkruan se të gjithë gënjejnë sipas Berishës dhe vetëm ai thotë të vërtetën.

“Shpif Amerika shpif Anglia, kurse Nona e Shpifjes, e kokave të krimit e të korrupsionit dhe e intrigave e pabesive më të zeza të 30 vjetëve të fundit, goja më e shthurur e shqipes qysh prej Mesharit të Gjon Buzukut, thotë vetëm të vërtetën e kulluar! Sa turp”, shkruan ajo.


Video