Protestuesit kërkojnë shkarkimin e ministrit Çuçi dhe të Kumbaros, Rama largon Çuçin e Turizmit

9 August 2022, 14:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestuesit kërkojnë shkarkimin e ministrit Çuçi dhe

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshillii Ministrave. Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.  

“Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të  pikës  2,  të  nenit  6,  të  ligjit  nr.  9000,  datë 30.1.2003,  “Për  organizimin  dhe  funksionimin  e Këshillit  të  Ministrave”,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj.  Ornela  Çuçi,  zëvendësministër  i  Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se vendimi vjen në një kohë kur Edi Rama po përballet me kërkesën e qytetarëve, të mbështetur edhe nga opozita, për largimin e Mirela Kumbaros dhe Bledi Çuçit nga postet qeveritare pas tragjedisë së ndodhur në Potam, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën në bregun e detit pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga komisari i Policisë, Arjan Tase.

 


Video