DOKUMENTI/ PS depoziton zyrtarisht ndarjen e Komisioneve Parlamentare: Firmos Balla, Xhaçka dhe..

15 Shtator 2025, 13:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS

Partia Socialiste ka depozituar zyrtarisht dokumentin me propozimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare.

Dokumenti i është depozituar kryetarit të Kuvendit, me firmën e Taulant Ballës, Olta Xhaçkës, Eduard Shalsit, Ulsi Manjës dhe Evis Kushit.

Lënda: Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar

Baza ligjore: Neni 75, pika 2, i Kushtetutës dhe nenet 55 e 117 të Rregullores së Kuvendit

Bashkëlidhur do të gjeni projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar, së bashku me relacionin shoqërues, propozim i një grupi deputetësh.



Video