"Do t'i vrasim çunat", demokrati denoncon te Berisha: Taulant Balla na ka kërcënuar në fushatë

13 May 2022, 19:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do t'i vrasim çunat", demokrati denoncon te Berisha:
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili garon për kryetar të Partisë Demokratike më datë 22 maj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e Elbasanit.

Një prej demokratëve në sallë, Altin Bica nga Labinoti, deklaroi se Taulant Balla ka kërkuar disa herë shkarkimin e tij nga puna.

Sipas Bicajt, Taulant Balla i ka thënë nënës së tij që mos i nxirr çunat në fushatë se do t'i vrasim.

"A e di sa herë e ka kërkuar Taulant Balla shkarkimin tim nga puna? Disa herë. Saqë nënës time i tha mos i nxirr çunat në fushatë se do t'i vrasim”-tha ai.


Video